€14.99
Kids GROK është një set argëtues kartash + udhëzues për fëmijë 3-10 vjeç, i cili
ndërton empatinë, pasuron fjalorin emocional dhe zhvillon aftësitë për zgjidhjen e
konflikteve. I përshtatshem për shtëpi, klasë ose seanca këshillimi, ai i kthen bisedat e
përditshme në momente lidhjeje dhe rritjeje.
Me ilustrime të dizajnuara me kujdes dhe i bazuar në Mësimin Social-Emocional
(SEL), ai i ndihmon fëmijët, prindërit dhe edukatorët të:
● Krijojnë një fjalor të pasur emocional
● Praktikojnë empatinë dhe të shohin gjërat nga këndvështrimi tjetër
● Mësojnë zgjidhjen e konflikteve në një mënyrë të sigurt dhe lozonjare
● Forcojnë marrëdhëniet në familje, në klasë dhe gjatë seancave të këshillimit
Pse Kids GROK?
Fëmijëria është plot pyetje: “Si po ndihem? Çfarë më duhet? Si ta shpreh atë?” Kids
GROK i ndihmon fëmijët të gjejnë përgjigje përmes lojërave të thjeshta dhe të
përshtatshme për moshën e tyre. Fëmijët më të vegjël mund të përqendrohen te
fjalët e thjeshta, ndërsa fëmijët më të rritur mund të eksplorojnë idetë më të thella në
secilën kartë.
Çfarë përfshihet:
● 29 Karta me Ndjenja të ilustruara & 29 Karta me Nevoja të ilustruara
● Udhëzues me 22 Lojëra & Aktivitete
● Materiale rezistente të përshtatura për duart e vogla
● Çmim me shumicë në dispozicion për klasa dhe grupe
Perfekt Për: prindër, edukatorë, këshillues, terapistë, instruktorë të SEL-it dhe familje
që bëjnë shkollim në shtëpi, të cilët dëshirojnë të promovojnë empatinë, qetësinë dhe
lidhjen.


