€29.99
Hajde luajmë me koleksionin tonë të lojërave GROK, Empathy dhe Kids GROK, janë
shumë atraktive për grupe, familje, klasa e për këdo që ka qejf t’i mësojë me
argëtim, e nganjëherë edhe seriozisht, empatinë, ndershmërinë dhe ndjenjat.
Koleksioni i lojërave GROK vjen me:
1 X Empathy GROK
1 X Kids GROK
Workshop-et tona janë krijuar për të ndihmuar fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit të zhvillojnë shkathtësi jetësore thelbësore: të kuptojnë emocionet, të ndërtojnë empati dhe të komunikojnë me më shumë qartësi dhe respekt. Duke përdorur lojëra ndërvepruese, aktivitete praktike dhe kartat GROK, pjesëmarrësit mësojnë të dëgjojnë me vëmendje, të shprehin ndjenjat e tyre dhe të krijojnë marrëdhënie më të shëndetshme në shkollë, në punë dhe në familje.
Me përvojë në fushën e arsimit socio-emocional dhe ndërmjetësimit në komunikim, ne ofrojmë workshop-e të përshtatura për:
- Fëmijë dhe të rinj për të zhvilluar inteligjencën emocionale dhe aftësitë e bashkëpunimit.
- Mësues dhe edukatorë – për të krijuar klasa më gjithëpërfshirëse dhe komunikim të shëndetshëm me nxënësit.
- Prindër dhe familje (Grok ambasadorë) – për të ndërtuar ura mirëkuptimi dhe mbështetje emocionale në shtëpi.
- Organizata dhe ekipe pune – për të përmirësuar komunikimin, kulturën e bashkëpunimit dhe lidershipin empatik.
Qëllimi ynë është të ofrojmë hapësira të sigurta dhe frymëzuese, ku çdo pjesëmarrës mund të ndihet i dëgjuar, i respektuar dhe i pajisur me mjete praktike për të ndërtuar marrëdhënie më të forta dhe më humane.

